Dilema e (mos)heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës këtë javë, Kica-Xhelili: Po humbim projekte me rëndësi - NACIONALE

Dilema e (mos)heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës këtë javë, Kica-Xhelili: Po humbim projekte me rëndësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Masat ndëshkuese (fjalë e përzbutur për sanksione) të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës tash e afro një vit pritet të shqyrtohen nëse do të hiqen ose jo këtë javë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, është mosbesuese ndaj një vendimi ‘pozitiv’ për heqjen e masave këtë javë ndërsa thekson barrën që ka bartur vendi që nga vendosja e tyre.

Dëshira jonë që masat të largohen është kërkesë që ia bëjmë gjithë akterëve ndëkëormbëtar por ajo se si do të vendoset është në dorë të tjetër kujt prandaj e kam shumë problem të deklaroj në këtë pikë, natyrisht me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kemi pranuar i dini që LDK-ja ka votuar të gjitha por asnjëherë s’mund të zbatohet për shkak të masave. Prandaj ne po vazhdojmë të humbim shumë projekte të rëndësishëm pikërisht për faktin që kemi këto masa… Se di cili do të jetë vendimi meqë tash po kërkohet vendimi i shumë shteteve të cikat nuk është dashur të votojnë. Është vështirë të pritet diçka pozitive për faktin se KIE ne na u duk se kishim në dore pra diçka që ne kishim të garantuar ne e humbëm prandaj diçka që nuk kemi të garantuar nuk e di çka të pres”, tha Doarsa Kica, siç e citoi “Rtv 21”.

Lajme të ngjashme