Dikush ia pa hairin tërmetit, disa të burgosur ikin nga burgu në Siri
Të paktën 20 të burgosur, që besohet se ishin xhihadistë, kanë ikur nga një burg në Siri, pasi tërmeti e dëmtoi ndërtesën, i ka thënë një burim agjencisë së lajmeve, AFP.
Burgu në qytezën Rajo, afër kufirit me Turqinë, mban rreth dy mijë të burgosur, ndërsa rreth 1.300 prej tyre dyshohet se kanë qenë luftëtarë të ISIS-it, tha një zyrtar i burgut. Në këtë objekt mbahen edhe luftëtarë të forcave të udhëhequra nga kurdët.
Tërmeti me fuqi prej 7,8 shkallësh, i cili u pasua nga dhjetëra dridhje të tjera në rajon, shkaktoi dëme në ndërtesa, përfshirë muret dhe dyert.
“Të burgosurit filluan që të bënin kryengritje dhe morën nën kontroll (disa) pjesë të burgut. Rreth 20 të burgosur u arratisën… besohet se ishin militantë të ISIS-it”- tha burimi për agjencinë AFP.
