Digjet vetura e televizionit Tëvë1 në veri të Kosovës
Edhe një sulm është raportuar ndaj mediave të Kosovës në veri.
Kësaj radhe është djegur vetura e televizionit Tëvë1.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.
