Dialogu Kosovë – Serbi, Kallas para vizitës në Prishtinë: Tani është koha për t'u riangazhuar
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot pritet të vizitojë Kosovën.
Në kuadër të vizitës së saj në rajon, shefja e diplomacisë dje ka vizituar Serbinë.
Para se të takohet me zyrtarët e lartë serb, ajo ka thënë se dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara.
Në llogarinë e saj në “X”, ajo ka shkruar e tani është koha për t'u riangazhuar
“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t'u riangazhuar”, ka shkruar Kallas.