Dhuna në Kuvend, Hoti i VV-së: Sulmojnë se e dinë që disa nga ta do të qelben burgjeve për hajni e krime
Valon Hoti, koordinator i Qendrave të LVV-së, ka komentuar dhunën fizike në Kuvendin e Kosovës. Zyrtari i lartë i VV-së ka shkruar se Albin Kurti nuk ndalet.
Tutje, ai ka thënë se as VV-ja nuk zmbrapset.
Hoti i VV-së e ka dhënë edhe një interpretim në lidhje me dhunën që ndodhi.
“Sulmojnë kështu se e dinë që së shpejti disa nga ta do të qelben burgjeve për hajnitë dhe krimet që i kanë bë tash e 20 vite.
Albin Kurti nuk ndalet, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk zbrapset.” – shkroi ai.