“Dhjetorin e kaluar ishim në prag të luftës”, Ramabaja thotë se kjo ishte arsyeja e tërheqjes nga “njohja në qendër” - NACIONALE

“Dhjetorin e kaluar ishim në prag të luftës”, Ramabaja thotë se kjo ishte arsyeja e tërheqjes nga “njohja në qendër”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Sadri Ramabaja ka folur për zhvillimet më të reja në lidhje me dialogun.

Duke folur për T7, Ramabaja ka thënë se dhjetorin e kaluar, Kosova ishte në prag të luftës me Serbinë, dhe se kjo ka pasur efektin e saj.

“Në dhjetor ishim në prag të luftës, dhe gjithë ai armatim, mbi 50 mijë ushtarë erdhën dhe u dislokuan në gjendje gatishmërie të lartë rreth kufijve të Kosovës, natyrisht që gjithë këto lëvizje kanë pasur efekte edhe tek diplomacia evropiane,”- është shprehur Ramabaja.

Ai më tej ka thënë se kjo ka qenë arsye se pse diplomacia evropiane është tërhequr nga kërkesa e “njohjes në qendër”, ku sipas tij, ky hap është bërë për të shpëtuar “fytyrën” sepse “nuk mund ta pranonin dështimin”.

Lajme të ngjashme