Ramabaja sulmon Borrellin: Diplomacia evropiane erdhi te pozicioni i shpëtimit të fytyrës - NACIONALE

Ramabaja sulmon Borrellin: Diplomacia evropiane erdhi te pozicioni i shpëtimit të fytyrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesor Sadri Ramabaja, duke folur për zhvillimet e reja në dialog, tha se Kosova ishte në prag të luftës me Serbinë dhjetorin e kaluar.

Sipas tij, diplomacia evropiane u tërhoq nga qëndrimi i "njohjes në qendër" për të shpëtuar fytyrën, sepse nuk mund ta pranonin humbjen.

Ramabaja deklaroi në emisionin “Pressing” të T7 se të gjitha ngjarjet në veri të vendit kanë pasur ndikim në diplomacinë europiane.

“Në dhjetor ishim në prag të luftës, dhe gjithë ai armatim, mbi 50 mijë ushtarë erdhën dhe u dislokuan në gjendje gatishmërie të lartë rreth kufij të Kosovës, natyrisht që gjithë këto lëvizje ka pas efekte edhe tek diplomacia evropiane. Diplomacia evropiane u tërhoq nga pozicioni i njohjes në qendër, dhe erdhi te pozicioni të shpëtimit të fytyrës, sepse nuk mund ta pranonin dështimin as Borrell as ekipi i tyre. Përsëri erdhëm të përsëritja e 2013, tek rifillimi i normalizimit të marrëdhënieve.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme