“Zbatuan njëanshëm Ahtisaarin dhe nuk afatizuan, i dhanë shumë Serbisë”: Kurti qorton politikanët e kohës së shpalljes së pavarësisë - NACIONALE

“Zbatuan njëanshëm Ahtisaarin dhe nuk afatizuan, i dhanë shumë Serbisë”: Kurti qorton politikanët e kohës së shpalljes së pavarësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në shikimin e tij prapa të viteve të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës, Kryeministri i sotëm i vendit, Albin Kurti, sot thotë se kritikat e tij kanë qenë “jo sepse ishim në orientimin komplet të gabuar” por veçqë shqiptarët e Kosovës “meritonin më shumë se ç’u ofronin dhe propozonin ndërkombëtarët”.

Ndonëse ishte vetë organizitori i protestave më të mëdha kundër atyre bisedimeve që çuan në pavarësimin përfundimtar të Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, protesta të cilët rezultuan edhe në jetë të humbura, Kurti sot thotë se kritika e tij ka qenë se “është dhënë tepër shumë tepër herët” dhe se, sipas tij, “ato ka qenë mundur të afatizohen”.

Unë nuk është se kam kritikuar shumë rrugët e ndjekura. Për të thënë të drejtën ne shqiptarët e Kosovës jemi pajtuar për këtë gjë. Dallimet tona kanë qenë gjithmonë të vogla por dramatike”, tha Albin Kurti.

Njësoj ka qenë edhe rasti i shpalljes së pavarësisë. Unë edhe sot e kësaj dite besoj se gjatë bisedimeve të Vjenës kemi dhënë tepër shumë tepër herët. Nuk ka qenë e nevojshme të bëhen gjithë ato koncesione para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Unë besoj që koncesione të caktuara, të cilat, unë s’kam qenë brenda, mund të kenë qenë të nevojshme, mirëpo a qenë e mundur të afatizohen. Dhe, në anën tjetër, gjithashtu ka qenë e mundur të lihen për më vonë me rastin e plotësimit të ndonjë kushti nga Serbia”, ka thënë Kurti gjatë intervistës së djeshme.

Kurti – duke i lënë anash deklarimet e viteve 2007 se “George Bush po gënjen” sepse “pavarësia nuk do të shpallet", por edhe atë që Plani i Ahtisaarit do të rezultojë veçse në një “Aneks të Rezolutës 12/44 – tashmë shfaqet krejtësisht tjetër.

Tash, ai thotë kështu: “Ta zëmë, Pakoja e Ahtisaarit me atë decentralizimin mbi baza etnike, me ulëset e garantuara dhe të rezervuara në Kuvendin e Kosovës e kështu me rradhë, në fakt është menduar që t’i pëlqejë Serbisë dhe rrjedhimisht të kemi një Rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve që do ta zëvendësonte Rezolutën 12/44. Kjo nuk ndodhi”.

Kurti e vazhdoi logjikën që meqënëse Serbia nuk e pranoi Planin e Ahtisaarit, Kosova s’ka qenë dashur ta zbatojë njëanshëm planin gjithpërfshirës.

Meqë kjo nuk ndodhi, kur ne shpallëm pavarësinë unë besoj që ka qenë e nevojshme që të gjitha ato të zbatohen njëanshëm paçka se ishin negocuar me Serbinë. Dhe ajo në fund i kishte fi tuar ato, por ishte e ndarë e pakënaqur me vëllimin apo përmasën e tyre”, ka thënë ai.

Pra, Serbia i mori të gjitha koncesionet përmbajtësisht dhe nuk e pranoi paketën formalisht. Dhe vazhdoi të sabotojë neve dhe sot e kësaj dite. Unë kam një lloj prirje të këtillë që të kërkoj më shumë, më mirë, më shpejt”, tha mes tjerash Albin Kurti.

Lajme të ngjashme