Detaje nga aksidenti ku u përfshi autobusi me targa shqiptare në Kroaci: Një grua në gjendje të rëndë - NACIONALE

Detaje nga aksidenti ku u përfshi autobusi me targa shqiptare në Kroaci: Një grua në gjendje të rëndë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoferi i autobusit me nënshtesësi shqiptare, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Kroaci.

Përveç shoferit, edhe një grua tjetër është në gjendje të rëndë, raporton Index.hr

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe disa të tjerë, të cilët po trajtohen në spitalet kroate.

Komunikacioni në atë zonë ende nuk është normalizuar, transmeton Nacionale.

Drejtori i spitalit në Ogulin ku po trajtohet gruaja në gjendje të rëndë, ka thënë se ajo është duke luftuar për jetën.

Të lënduar rëndë janë edhe dy të tjerë, megjithatë gjendja e tyre është më e mirë.

Lajme të ngjashme