Dështon sërish konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore, Lekaj me aksion simbolik për deputetët e VV-së
Ka dështuar sërish konstitiumi Komisionin Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Për herë të gjashtë me radhë, deputetët e VV-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhje e cila ishte paraparë të mbahet sot.
Mungesa e deputetëve të VV-së ka shtyrë deputetët e opozitës të ndërmarrin një aksion simbolik.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në ulëset e deputetëve të VV-së ka vendosur letra me mbishkrimin: Paga të majme ama në punë nuk vijnë.
“Paga të majme ama në punë nuk vijnë. Ditën e nisa me një aksion simbolik në Komisionin Hetimor për rezervat shtetërore, ku për të 6-tën herë Deputetët e Vetëvendosjes që paguhen nga taksat e qytetarëve nuk vijnë në konstituimin e tij!”, ka shkruar Lekaj.