Dështimi në KiE, Hamiti: Qeveria e dështuar nuk mund t`i bind aleatët - NACIONALE

Dështimi në KiE, Hamiti: Qeveria e dështuar nuk mund t`i bind aleatët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamti, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për dështimin në Këshill të Evropës.

Ajo ka bërë me dije se Qeveria Kurti është e dështuar dhe si e tillë nuk ka arritur t`i bind aleatët për këtë çështje.

“Kosova i ka përmbushur kriteret, dhe ne do të donim të hynim sot, dhe e besoj se të gjithë, si qeveria, si partitë opozitare, si shoqëria civile do t’i gëzoheshin anëtarësimit të Kosovës sot. Sot do të kishim festë por nuk e kemi, në radhë të parë për fajin e kësaj qeverie e cila nuk po ia del t’i bindë as përkrahësit e historik të Kosovës për drejtësinë e kauzës së vet”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Shkaku i kësaj qeveria, sipas tij, Kosova sot i ka raportet keq me boten e jashtme.

“Kjo qeveri thoshte, se si ishin gëzuar vet që e kishin marr pushtetin, ishte gëzuar edhe bota, dhe me ardhjen e tyre, Kosova do t’i kishte punët më mirë me botën. Kosova sot i ka punët më keq me botën, në vend që t’i afrohet botës, po izolohet. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare tash e një vit, Kosova ka humbur 400 milionë euro projekte nga BE-ja deri më sot, dhe kjo do të vazhdojë siç po shihet, pasi nuk as një paralajmërim për heqjen e sanksioneve, u bën një vit me sanksione për fajin e kësaj qeverie”, është shprehur Hamiti.

Lajme të ngjashme