Dështimi i mbledhjes, Deliu: Bislimi u dorëzua, s’ka çka me raportu përveç koordinimit me Radojiçiqin - NACIONALE

Dështimi i mbledhjes, Deliu: Bislimi u dorëzua, s’ka çka me raportu përveç koordinimit me Radojiçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerta Deliu, deputete nga radhët e PDK-së, ka komentuar dështimin e mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, ku nuk shkoi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Sipas zonjës Deliu, Bislimi u dorëzua sot. Tutje, ajo ka shkruar se Bislimi nuk shkoi në raportim për shkak se nuk ka çfarë të raportojë pos izolimit e sanksioneve.

“Besnik Bislimi u dorëzua sot. Nuk erdhi për raportim në Komisionin Parlamentar rreth proceseve integruese të vendit.

Ndoshta edhe pse s’ka pasë çka me raportu, përveç izolimit, sanksioneve dhe koordinimit me Radojçiqin.” – shkroi ajo.

Tutje, ajo i ka dërguar edhe një mesazh Bislimit, duke i thënë “Profesor, mos ik!”.

Lajme të ngjashme