'Konflikt interesi': A u shkel ligji me zgjedhjen e Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit në pozitën e re? - NACIONALE

'Konflikt interesi': A u shkel ligji me zgjedhjen e Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit në pozitën e re?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Luan Dalipi, i cili shërbeu mbi pesë(5) vite si shefi i kabinetit të Kurtit, vetëm katër(4) muaj pas largimit nga kjo pozitë është shpallur fitues i konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion ky që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, duke shkelur ligjin për Parandalimin e Konflitit të Interesit.

Luan Dalipi i cili sherbeu mbi pesë (5) vite si shefi i kabinetit të Kurtit, vetëm katër muaj nga largimi nga kjo pozitë është shpallur fitues i konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, institucion ky që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Pëveç që fitues i kësaj pozite, Dalipi njihet për afërsinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, emrimi i tij në krye të tkëtij posti po del të jetë edhe shkelje e ligjit, saktësisht Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përcakton qartë kufizimet për zyrtarët e lartë pas largimit nga funksioni.

Sipas këtij ligji një zyrtarë i lartë që ka ushtru detyrën e tij deri para dy vitëve, nuk ka të drejtë të ushtrojë pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, sepse bie ndesh ligjin për konflikt interesi.

Ndërsa Dalipi vetëm katër(4) muaj pasi u largu nga posti i shefit të kabinetit të Kurtit, doli fitues i konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport.

Ligji sqaron se kufizimi vlen kur detyrat e zyrtarit gjatë dy viteve të fundit para largimit kanë qenë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo ndikimin ndaj institucioneve ku ai synon të emërohet.

Duhet theksuar se Dalipi nuk ishte kandidati më i suksesshëm në testin me shkrim. Ai mori vetëm 24 pikë, pesë më pak se Maliqi që mori 29 pikë. Diferenca u krijua në intervistë, ku Dalipi u vlerësua me 56.6 pikë, ndërsa kundërkandidati me 44.8 pikë.

Ai pas largimit nga pozita e shefit të kabinetit, me 26 shkurt 2026, kishte shkruar në Facebook, se kishte kaluar "një periudhe fantastike si Shef i Stafit të Kryeministrit (Kurti 1 dhe 2)", ndërsa ka bashkangjitur dhe një fotografi me Kurtin dhe stafin.

"Çfarë periudhe fantastike kanë qenë këto rreth 5 vite e gjysmë si Shef i Stafit të Kryeministrit (Kurti 1 dhe 2). Kanë qenë vite jashtëzakonisht përmbushëse personalisht dhe profesionalisht: personalisht sepse pata rastin të punoj me njerëz të shkëlqyeshëm; dhe profesionalisht, sepse fusha e punës ka ", ksihte shkruar ndër të tjera Dalipi.

Ndryshe, Dalipi njihet si njëri nga njërëzit më të afërt të Albin Kurti./Nacionale.

Lajme të ngjashme