“Po izolohem”; “gazifikimi i thëngjillit s`bëhet”: Refuzimi i gazit amerikan nga Qeveria nxit valë të re reagimesh në vend - NACIONALE

“Po izolohem”; “gazifikimi i thëngjillit s`bëhet”: Refuzimi i gazit amerikan nga Qeveria nxit valë të re reagimesh në vend

2 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës as sot nuk i është përgjigjur pasivisht kërkesës për të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG).

Përmes një video-mesazhi në profilin e saj në Facebook, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë me dije se Qeverie insiston në gazifikimin e thëngjillit.

Një qëndrim i tillë ka nxitur serish reagimin e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët po i kërkojnë qeverisë që të reflektojnë në këtë çështje dhe të pranojë kërkesën amerikane.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ia ka përmendur qeverisë refuzimet për gazin amerikan.

Më profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosovës nuk i duhen arsyetime pse nuk lidhet me gazin amerikan.

Sipas tij, Kosovës i duhet vizion dhe vendimmarrje strategjike për t'u bërë pjesë e tij.

Me 2019, Qeveria Kurti anuloi projektin e Kosovës me ContourGlobal. Me 2021, refuzoi projektin amerikan të gazit të mbështetur nga SHBA. Sot, po refuzon edhe një mundësi tjetër për t'u kyçur në korridoret e gazit amerikan, duke u rikthyer sërish te i njëjti argument, qymyri. Pavarësia energjetike është një domosdoshmëri ekonomike për zhvillimin e vendit, por edhe domosdoshmëri gjeopolitike për ta mbajtur SHBA-në të angazhuar në Kosovë. Këtë e kanë kuptuar të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës. Edhe Serbia po lidhet me korridoret e gazit të lëngshëm (LNG), ndërsa Kosova vazhdon të izolohet me vendime të gabuara politike. Kosovës nuk i duhen arsyetime pse nuk lidhet me gazin amerikan. Kosovës i duhet vizion dhe vendimmarrje strategjike për t'u bërë pjesë e tij”, ka shkruar ai.

Edhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ia ka shtruar disa pyetje ministres në detyrë të Ekonomisë.

Kur Ministrja e VV thojnë se e kemi zgjedh thëngjillin: Komisioni i Pavarur për Miniera edhe Minerale tregon sa e kanë dasht e shfrytëzu thëngjillin, ku vazhdimisht kanë shfrytëzu me pak sesa planifikimi. Ju e keni zgjedh jo thëngjillin po Vuk Hamovicin! Lexoni mirë, bordin e KPMM së e keni zgjedh ju edhe raporti thotë, vitet e fundit ka një mos përputhje të dukshme (për realizim të planit për shfrytëzim të linjitit). Në tabelë e keni saktë sa i jeni largu planit për thëngjill kur neve na kanë ec deri mbi 1 Milionë Euro në ditë import”, ka shkruar ai.

Edhe drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka bërë me dije se projekti i Qeverisë për gazifikimin e thëngjillit nuk do të arrihet kurrë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ai është proces është shumë i vështirë.

“Sa per qartesi…per te ardhmen….Gazifilimi i thengjillit nuk do te ndodhe kurre ne Kosove. Thene me thjeshte, nuk do te arrije askush ta beje…..”, ka shkruar ai.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ministrja Rizvanolli sot ka theksuar se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane.

Por, sipas saj, zgjidhja më e favorshme është importi përmes terminalit të Vlorës në Shqipëri, në vend të ndërtimit të një gazsjellësi të ri.

Nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është “kundër” gazit të lëngëzuar nga ShBA-të (LNG), siç thuhet. Ne qysh në vitin 2022 kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë me synim bashkëpunimin në termocentralin e Vlorës me LNG. Këtë e kemi konsideruar zgjidhje më të mirë, më praktike, më të shpejtë dhe ekonomikisht më të favorshme. Bashkëpunimi në energji me Republikën e Shqipërisë është shumë i natyrshëm; dhe, në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse të gazit që merr kohë e ka kosto financiare, ne mund të importojmë LNG-në përmes Vlorës, të prodhojmë energjinë elektrike atje e ta transmetojmë përmes linjës së interkoneksionit 400 kV që e kemi të gatshme sot dhe nuk kërkon asnjë cent investim shtesë", ka thënë ai.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Lajme të ngjashme