Dështimi i takimit trepalësh, Vuçiq fajëson Kurtin: S'ka dashur
Ka dështuar takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Për dështimin e këtij takimi, presidenti Vuçiq ka fajësuar kryeministrin Kurti duke thënë se “nuk ka dashur ose nuk ka guxuar të takohet”,
“Takim korrekt me Borelin dhe Lajçakun. Nuk ka pasur takim të dytë me Kurtin, sepse Kurti nuk ka dashur ose nuk është lejuar të takohet. Unë u ktheva në takim tre herë, ata më transmetuan mesazhet e tij, kështu që unë u përgjigja," tha Vuçiq para gazetarëve, raporton N1.
“Ai nuk është i gatshëm për takim me mua, kjo ishte përgjigja zyrtare”, tha Vuçiq.