"Dështim", "dallim enorm": Borxhi publik përplas ministrin Murati me deputetin Hoti - NACIONALE

"Dështim", "dallim enorm": Borxhi publik përplas ministrin Murati me deputetin Hoti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas polemikave në Komision për Buxhet, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i LDK-së, polemikat po i vazhdojnë edhe në rrjetin social “Facebook”. Një shkrimi i deputeti Hoti për borxhin publik, ka çuar në reagimin e ministrit Murati. Gara mes tyre po bëhet se Qeveria Hoti apo Qeveria Kurti ka udhëhequr më mirë me menaxhimin e borxhit publik.

Fillimisht ishte ish-kryeministri njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, renditi dështimet me borxhin shtetëror.

Hoti përmes gjashtë pikave paraqiti dëshitmet me borxhin shtetëror gjatë vitit 2021-2023, duke thënë se asnjëri nga tre indikatorët kryesorë të borxhit shtetëror nuk është përmirësuar gjatë qeverisjes Kurti.

Asnjëri nga tre indikatorët kryesorë të borxhit shtetëror nuk është përmirësuar gjatë qeverisjes aktuale. Për korrektësi, krahasimet duhet të bëhen mes vitit të para pandemisë 2019 dhe vitit 2023: - Borxhi shtetëror si përqindje e PBB-së: 17.63% në 2019 dhe 17.19% në 2023; - Koha mesatare deri në maturim të borxhit: 5.29 vite në 2019 dhe 5.72 vite në 2023; - Norma mesatare e interesit: 2.16% në 2019 dhe 2.44% në 2023;” – ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se dibursimi i mjeteve nga marrëveshjet është jo efektive, ndërsa theksoi se qeveria ka marrë borxh për skema sociale dhe jo për investime kapitale.

Disbursimi i mjeteve nga marrëveshjet e borxhit gjatë viteve 2021-2023 ka qenë shumë jo efektiv. Vetëm gjatë vitit 2023, janë ratifikuar 8 marrëveshje në vlerë 288 milionë euro, prej të cilave 5 nuk janë as efektive ende. Vonesat në disbursim kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, por në këtë mandat ka përkeqësim.”

Si parim, borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte. Por qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike. Kjo tregon mungesën e strategjisë kombëtare që përcakton dy çështjet kryesore të borxhit shtetëror: (i) kur merret borxhi shtetëror dhe në çfarë shume dhe (ii) cilat janë projektet që financohen me borxh shtetëror.” – ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka përmendur edhe anulimin e 5 nga 11 ankandet e letrave me vlerë që sipas tij, janë tregues keq për tregun e brendshëm financiar.

Hoti ka nënvizuar edhe procesin e vlerësimit kreditor i cili nuk është kryer gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Vlerësimi kreditor shtetëror i Kosovës do të duhej të ishte kryer gjatë këtij mandati. Ai as nuk ka filluar. Ky vlerësim kryhet nga agjenci ndërkombëtare të vlerësimit dhe ka për qëllim të përcaktojë gjasat që një vend të mos paguajë borxhet. Ky vlerësim i hap Kosovës mundësinë për qasje në fondet e jashtme nga më të ndryshmet, përfshirë investimet e jashtme. Ky lloj vlerësimi është i rëndësishëm edhe për bankat komerciale për qasje në fonde të jashtme më të favorshme për kreditin e ekonomisë dhe familjeve në Kosovë. Në mungesë të këtij vlerësimi, normat e interesit në Kosovë janë mesatarisht më të larta, që nënkupton se koston e mospunës së Qeverisë për të kryer vlerësimin kreditor shtetëror po e paguajnë bizneset dhe qytetarët e Kosovës.” – ka shkruar ai, duke shtuar se gjatë kohës së tij si ministër i Financave, ishte diskutuar kryerja e vlerësimit por që qeveria u rrëzua dhe vlerësimi mbeti i papërfundnuar.

E për këto qëndrime të Hotit, reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili u mburr me uljen e borxhit që sipas tij, gjatë Qeveria Hoti kishte rritje enorme.

Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti - në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera.” – ka shkruar Murati në Facebook.

Dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Murati dhe Hoti janë përplasur në vazhdimësi për tema të ndryshme rreth menaxhimit të financave publike dhe buxhetit të shtetit.

Lajme të ngjashme