Deputetja e VV-së: Nuk është momenti i duhur të flasim për vizat, jemi shumë afër - NACIONALE

Deputetja e VV-së: Nuk është momenti i duhur të flasim për vizat, jemi shumë afër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu – Hyseni, në fjalimin e saj para deputetëve në debatin për mos-liberalizimin e vizave, e ka vlerësuar gabim të diskutohet sot për këtë temë në Kuvend.

Ajo ka thënë se Qeveria po punon më së shumti për liberalizim, duke shtuar se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër.

“Nuk është momenti i duhur për vizat. Sepse ka pasur zhvillime pozitive”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, raporton Nacionale.

“Është arritur të ndryshohet qëndrimi i Danimarkës, që ka qenë pas Francës me dilema për vizat”, theksoi Hyseni – Kryeziu.

Ajo lavdëroi pak qeverisjen e Vetëvendosjes për çështjen e vizave.

“Duke thirrur debat parlamentar për vizat, po harrojmë ta përmendim një fakt: Kurrë Kosova nuk ka qenë më afër heqjes së vizave më afër se sot. Kurrë nuk është punuar më shumë. Asnjëherë nuk janë arritur më shumë rezultate. Nuk duam ta mashtrojmë popullin. Nuk kemi dhënë muaj e as data. Po punojmë fuqishëm”, përfundoi deputetja e pushtetit.

Lajme të ngjashme