Deputetja e VV-së: Kërcënimi me bombë s`duhet të shihet si rast i izoluar, Serbia po bën përpjekje për destabilizimin e Kosovës
Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selemi, ka kërkuar që të merret seriozisht kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendon e Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se ky kërcënim nuk duhet të shihet si një rast i izoluar.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, mbi Kosovën, duke përfshirë përpjekjet për destabilizim.
“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme. Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, diplomatik dhe psikologjik mbi Kosovën, përfshirë përpjekjet për destabilizim përmes propagandës dhe kërcënimeve hibride”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.