Deputetja e LDK-së për Strategjinë e Energjisë: Është vetëm përshkrim, pa asnjë zgjidhje
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, sot në Kuvendin e Kosovës ka folur për Strategjinë e Energjisë, duke thënë se është kundër.
Ajo ka thënë se kjo strategji e tyre është vetëm përshkrim, pa asgjë konkrete dhe pa asnjë zgjidhje.
“Strategjia e energjisë 2022-2031, është vetëm analizë, vetëm përshkrim, vetëm pretekst, pa asgjë konkrete pa asnjë zgjidhje. Është një punim i dobët seminari, ka përgjithësime, por nuk ka zgjidhje. Është strategji tepër e vonuar, mirëpo edhe pse e vonuar nëse do të zgjidhte problemin e energjisë do të ishte e mirëseardhur. Edhe u vonu edhe nuk u bë zgjidhje. Ka pretendime për 10 vjet po nuk jep zgjidhje as për dimrin që jemi. Qyetetarët nuk e dinë se a do të ketë reduktime, janë të zhgenjyer me paralajmërimit të rritjes së çmimit. Po ju pyes juve si Qeveri, pse duhet analizuar maserplanin e gazit, pse nuk treguat në strategji më gjithë këto faqe tekst të përseritur”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Ajo tutje ka thënë se startegjia bëhet për të treguar mënyrat e investimeve me furnizim të qëndrueshëm me një çmim të përballueshëm.
“Strategjia bëhet për të treguar rrugët, metodat, mënyrat, qasjen dhe burimet kryesore të investimeve me furnizim të qëndrueshëm me energji me çmim të përballueshëm ekologjike”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka thënë se ka shumë paragrafe që japin konstatime të kota.