Deputetja e AAK-së: 14 shkurti shënon dy vjetorin e dështimeve të VV-së - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: 14 shkurti shënon dy vjetorin e dështimeve të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka komentuar dy vjetorin e fitores së VV-së në zgjedhjet nacionale.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se 14 shkurti duhet kujtuar si përvjetor i dështimeve të partisë në pushtet.

Sipas saj, 14 shkurti duhet të kujtohet vetëm për propagandën e VV-së.

Sot 14 shkurti, shënon një tjetër simbolikë. JO atë të fitores së para dy viteve, atë të krejt dhe drejt, por atë të dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër. 14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit. Një video e mirë sot nga Vetëvendosje me ‘’çka ka e çka s’ka’’ do të ishte një përmbledhje e këndshme e mospunës dhe dështimit”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të ngjashme