Deputetja britanike i reagon BE-së: Nuk keni qasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë - NACIONALE

Deputetja britanike i reagon BE-së: Nuk keni qasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i të Bashkimit Evropian, Peter Stano ka refuzuar të komentojë paralajmërimet e Serbisë për formimin e një ekipi që do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropian.

Rreth kësaj ka reaguar, deputetja britanike, Alicia Kearns, ku ka thënë se një qasje e pa balancuar është vazhdimisht nga BE-ja.

Vazhdimisht, BE-ja nuk ka qasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë.” – ka shkruar ajo në Twitter.

Edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka reaguar Stanos, duke thënë se kur BE-së nuk i konvenon refuzon të përgjigjet në pyetje.

Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?”, ka shkruar ministri Krasniqi.

Lajme të ngjashme