Deputeti i VV-së: Unë do të isha i privilegjuar nëse Dejona Mihali më shkruan fjalimet, por nuk ka kohë
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka eskaluar në fjalë të mëdha për Dejona Mihalin.
Ai ka thënë se partitë tjera e kanë zili VV-në që e ka Mihalin.
Haliti ka theksuar se do të ishte i privilegjuar nëse do t’ia shkruante fjalimet Mihali, por ajo nuk ka kohë.
“Dejona Mihalin do ta kishte zili ta kishte secila parti. Unë do të isha i privilegjuar nëse ajo do të mi shkruante fjalimet. Por nuk ka kohë”, tha ai në Kuvend, raporton Nacionale.