Deputeti i VV-së thotë se në takimin e 31 janarit mund të dëshmohet se Asociacioni është i papranueshëm
Një deputet i Vetëvendosjes me emrin Arbër Rexhaj ka bërë një status në Facebook duke e ri-interpretuar takimin e 31 janarit që do të mbahet në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.
Sipas tij, “takimi i 31 janarit është mundësi shumë e mirë të dëshmohet se Asociacioni njëetnik serb nuk është i pranueshëm për shoqërinë, jo vetëm për Qeverinë.”
Por, në fakt kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë për këtë takim, ndërkohë që ftesën dhe prezencën e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe ministri Nenad Rashiq.
Nuk dihet nëse znj. Rexhepi do të arrijë të argumentojë se Asociacioni njëetnik do të jetë papranueshëm por në anën tjetër Rashiq ka kërkuar që ai të formohet.
ShBA-të kanë qenë mjaft ngulmuese në kërkesat e tyre për formimin e Asociacionit, dhe tashmë duket se presioni ndaj palës kosovare është pikërisht në këtë çështje.
