Deputeti i VV-së i lavdëron mediat kur i pëlqejnë raportimet: E publikon dokumentarin e Express për Devollin - NACIONALE

Deputeti i VV-së i lavdëron mediat kur i pëlqejnë raportimet: E publikon dokumentarin e Express për Devollin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka publikuar një sekuencë të shkurtër të një dokumentar të realizuar në T7 dhe Gazetën Express në vitin 2017, rreth dy vëllezërve biznesmen Blerim dhe Shkëlqim Devolli.

Abrashi duke iu referuar këtij dokumentari ka thënë se ja kontributi i rëndësishëm i Gazetës Express dikur, për të na kujtuar se kë po e mbrojnë sot në emër të “lirisë së mediave”.

Krejt këtë Abrashi i VV-së e ka lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për mbylljen e mediumit Klan Kosova.

Kontribut i rëndësishëm i Gazetës Express dikur, për të na kujtuar se kë po e mbrojnë sot në emër të "lirisë së medieve". Sekuenca nga dokumentari i vitit 2017 të titulluar "Devollistan.” – ka shkruar Abrashi.

Lajme të ngjashme