Deputeti i VV-së i gatshëm ta dërgojë në burg me makinë të tij zëvendësministrin Veliji - NACIONALE

Deputeti i VV-së i gatshëm ta dërgojë në burg me makinë të tij zëvendësministrin Veliji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur pas publikimeve që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet për një aferë ryshfeti.

Basha ka thënë se Veliji nuk është zëvendësministër i VV-së, por sipas tij propozimin e ka bërë Duda Balje.

Zëvendësministri nuk është zëvendësministri i VV’së, por vjen nga një subjekt i partive minoritare në Kosovë. Nëse s’gaboj është propozim i Duda Baljes”- ka thënë Basha në T7.

Basha është shprehur i bindur se nëse ka diçka të paligjshme këtu, atëherë Kryeministri Albin Kurti kur të kthehet në Kosovë do të reagoj.

Tutje deputeti i VV-së është shprehur i gatshëm se nëse zëvendësministri ka bërë diçka të paligjshme, atëherë do ta dërgoj me makinë të tij në burg.

Nëse ka diçka, ai djali ka bo diçka të paligjshme, unë me kerr tem në burg e qoj. Çdo kush që prek ckado në qeveri, s’ka rëndësi edhe baba jem me kon, unë me kerr tem në burg e qoj. Nëse ka diçka që është e paligjshme, patjetër që kryeministri do të reagojë. Besoj se si vjen në Kosovë do ta adresojë.” – ka thënë ndër të tjera Basha.

Lajme të ngjashme