Deputeti i LDK-së me fjalë të mira dhe lutje personale për Konjufcën: Të lutem mos mungo
Kryekuvendari Glauk Konjufca mungoi për një orë dhe deputetët e pushtetit dhe opozitës nisën përplasjet që eskaluan edhe në gjuhë të ulët e joparlamentare nga të dy palët. Deputeti i LDK-së i bëri një lutje personale.
Seanca e sotme u drejtua nga Saranda Bogujevci, por e cila dukej se nuk arrinte që ta drejtonte si duhet.
Kjo bëri që të shpërthenin akuzat e kundërakuzat mes tyre, e veç tyre edhe ofendimet e ulëta.
“Kam një lutje personale për ju. Të lutem mos mungo shpesh sepse po kemi eskalim të situatave dhe intepretim absurd të procedurës së Kuvendit. Kam vlerësim për mënyrën se si po e menaxhoni Kuvendin,” – i tha deputeti Selmanaj, kryekuvendarit Konjufca.
Mungesa e Konjufcës u përmend edhe nga deputetë të tjerë.
Kryetari i Kuvendit nuk tregoi se pse kishte munguar.
