Deputeti gjerman: Vuçiq të lirojë menjëherë tre policët e rrëmbyer të Kosovës - NACIONALE

Deputeti gjerman: Vuçiq të lirojë menjëherë tre policët e rrëmbyer të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti gjerman, Andreas Schwarz, ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të liruar menjëherë tre policë kosovarë që u rrëmbyen më 14 qershor.

Në një reagim të shprehur në Twitter, Schwarz shprehu shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe paralajmëroi për mundësinë e një eskalimi të konfliktit.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën”, ka thënë ai.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që të lirojnë menjëherë dhe pa kushte policët e ndaluar të Policisë së Kosovës, duke inkurajuar njëkohësisht të dyja palët që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga Bashkimi Evropian dhe të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Në një deklaratë zyrtare, Departamenti amerikan i Shtetit, theksoi se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme ka përkeqësuar më tej një situatë që tashmë është e tensionuar.

"I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre dhe mbajtja për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Gjithashtu vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja", thuhet në reagimin e DASh-it.

Lajme të ngjashme