Deputeti Enis Kervan: Turqia ka nevojë për dhurimin e gjakut, po organizojmë një iniciativë
Deputeti nga komuniteti turk në Kosovë, Enis Kervan duke folur rreth tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ka thënë se Turqia në këto momente ka nevojë për dhurimin e gjakut.
Deputeti tha në Kanal 10 se do të nisin një iniciativë për dhurimin e gjakut për qytetarët që kanë pësuar nga tërmeti në Turqi.
“Si institucione të Kosovës, kemi treguar soladiritet ndaj Turqisë. Si grup i miqësisë, po planifikojmë, jemi në kontakt me ambasadën turke në Prishtinë, të organizojmë një iniciativë për dhurim të gjakut, sepse kanë nevojë shumë për gjak. Janë shumë OJQ në Kosovë që janë angazhuar për të nidihmuar. Deri tani 5600 ndërtesa janë rrënuar, mbi 1700 persona kanë vdekur, por ka edhe shumë persona tjerë që janë ende nën rrënime. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë, deri tani s;’kemi asnjë informatë zyrtare se ka shqiptarë në mesin e viktimave”, tha Kervan.
Kujtojmë se shteti turk ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar të paktën 2700 viktima të konfirmuara deri më tani.