Kryeministi Kurti ngushëllon presidentin Erdogan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar me një letër ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke i shprehur ngushëllime atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që ka goditur sot Turqinë.
Në letërën e Kurtit, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.
Kujtomë se sot, pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.

