Deputet Rrahmani i VV-së në sherr me partinë por mbështet Kurtin: "Kur është në pyetje integriteti, sovraniteti" - NACIONALE

Deputet Rrahmani i VV-së në sherr me partinë por mbështet Kurtin: "Kur është në pyetje integriteti, sovraniteti"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Eman Rrahmani, deputeti i Vetëvendosjes që duket të jetë në sherr me Albin Kurtin, i ka dhënë mbështetje kryeministrit që ndodhet në Bruksel përballë Vuçiqit.

Por, ai ka ‘harruar’ të masivizojë edhe më shumë thurjen #meKryeministrin, të cilin e kanë bërë tashmë dhjetëra deputetë, zyrtarë e aktivistë të partisë në pushtet.

“Kur është ne pyetje integriteti, sovraniteti dhe interesat e Republikës së Kosovës, çdo herë në mbështetje të plotë e pa rezeverë për Kryeministrin e secilin që mbronë interesat shtetërore të RKS-së.” – ka thënë z. Rrahmani në profilin e tij në Facebook.

Rrahmani së fundi i kishte dhënë mbështetje edhe Visar Korenicës, deputetit tjetër të Vetëvendosjes që ka rënë në sherr me partinë ku bën pjesë për shkak të qëndrimeve për Kodin Civil.

Kurti e ka nisur takimin me Vuçiqin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian prej orës 10:15 të mëngjesit të sotëm, dhe ende nuk ka asnjë informacion se ai ka përfunduar.

Përcill zhvillimet live nga ky takim duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme