Deputet Basha thotë se “nuk mund të jetë një Thaç në KEK e të mos bëjë vepra penale” - NACIONALE

Deputet Basha thotë se “nuk mund të jetë një Thaç në KEK e të mos bëjë vepra penale”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka folur po ashtu në lidhje me arrestimin e shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit duke hedhur akuza të rënda ndaj pushteteve të kaluara.

Ai ka kërkuar që të mos ketë gjykim publik ndaj Krasniqit, ashtu si kolegët e tij.

Në një moment, ai u shpreh se drejtësia (sistemi i drejtësisë) po e pengonte Qeverinë e Kosovës.

“Nëse na ndërhyjmë në drejtësi, nënkupton që duhet me jau marrë këtyne që e kanë kapë qe njëzet vjet. Drejtësa po e pengon qeverinë,” – u shpreh z. Basha.

Ndërkohë, hodhi akuza se Prokuroria kishte pasur qasje selektive.

“Dëshmi për mospunës e padrejtësisë kemi boll. Qiky sistem i drejtësisë i ka nxjerr të pafajshëm (akterët e Aferës Pronto).”

Më pas, ai sulmoi specifikisht deputetin Abelard Tahiri nga PDK-ja për rastin e armës me shurdhuese. Ai kontestoi edhe se z. Tahiri ishte “entuziast i armëve”.

“Nëpër oda a e ke ni tu gju me shurdhuese najkon? Ti për ashtu, bleje një playstation...” – iu drejtua deputet Basha.

Ai u ankua edhe për çështjen e privatizimeve, terminaleve etj. rastin e veteranëve etj. që nuk ishin shqyrtuar nga ana e Prokurorisë.

“A ka kush që e bindë këtë vend se sa ka qenë djali i Hashim Thaçit aty... Nijazi Thaçi, që një Thaç aty dhe nuk ka pasë asnjë vepër penale. Me qindra mijëra.” – u shpreh Basha.

Lajme të ngjashme