Deputet Bajqinovci s'është në Bruksel, por shkruan se Kurti po bën "përfaqësim dinjitoz" ndaj Vuçiqit
Deputet Bajqinovci thotë se Kurti po bën “përfaqësim dinjitoz” në Bruksel
Deputeti Mefail Bajqinovci nuk është në Bruksel, por duket se di diçka për atë që po ndodh në Bruksel në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Edhe ai i është bashkuar shumë e shumë zyrtarëve dhe aktivistëve të VV-së që kanë thurur thurjen “#meKryeministrin” por nuk ka hezituar edhe të thotë diçka, për dallim nga të tjerët.
“Përfaqësim dinjitoz. Në mbrojtje të Republikës,” – ka shkruar z. Bajqinovci.
Ndërkohë, numri i deputetëve dhe aktivistëve të VV-së që po e bëjnë të njëjtën thurrje është vazhdimisht në rritje.
Mes tyre tashmë është edhe deputetja Tinka Kurti, e edhe ajo Fitore Pacolli.