Deliu-Kodra reagon pas raportimit të Nacionales për Çekun: Ministra dhe deputetë që shkelin ligjin - NACIONALE

Deliu-Kodra reagon pas raportimit të Nacionales për Çekun: Ministra dhe deputetë që shkelin ligjin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për vendimin e Hajrulla Çekut për Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar.

Deliu-Kodra ka thënë se me këto vendime po shkelet ligji.

Postimi:

Ministra dhe deputetë që shkelin ligjin – kjo është fytyra e papërgjegjësisë institucionale!

Pothuajse çdo ditë shohim "ministra" që edhe pse janë në dorëheqje apo të zgjedhur si deputetë, vazhdojnë të marrin vendime të ndaluara me ligj.

Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Kulturës paska emëruar Këshillin e ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Neni 31 i Ligjit për Qeverinë, e thotë sakësisht se një qeveri apo ministër në dorëheqje nuk ka të drejtë të iniciojë procedura të reja për emërime në pozita publike. Kjo është një shkelje e pastër e ligjit, sepse Qeveria në dorëheqje ka kompetenca të kufizuara vetëm për çështje teknike e të domosdoshme jo për vendime me ndikim afatgjatë si emërimi i këshillave drejtues.

Këto veprime duhet të anulohen, dhe përgjegjësia të adresohet ligjërisht.

Lajme të ngjashme