Deliu Kodra: Kurtin s'e merr askush seriozisht më, nuk e mbanë asnjë qëndrim
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar sot për takimin e kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku Kurti tha se e ka theksuar nevojën që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet në tërësi.
Ai ka kërkuar gjithashtu që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes.
‘’Një dekadë shpifje e akuza për tradhti kombëtare, e mbi të gjitha 10 vite të humbura për Republikën e Kosovës, që sot Albin Kurti t'i kërkojë ndëmjetësuesit të BE-së, Lajçak, që Serbia ta zbatojë të gjithë Marrëveshjen’’- tha Deliu Kodra përmes një postimi në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ajo tha se Kurti i referohet Marrëveshjes së Ohrit, që neni 7 i saj flet për Vetëmenagjimit të komunitetit serb ku tejkalon edhe Zajednicën. E sipas saj kundërshtimi i saj, bashkë me shumë kauza të tjera të rrejshme e sollën Kurtin në pushtet.
‘’Kryeministri Kurti e ka fjalën për Marrëveshjen e Ohrit që me Nenin 7 të saj, për Vetëmenaxhimin e komunitetit serb, e tejkalon edhe Zajednicën, kundërshtimi i së cilës, bashkë me shumë kauza tjera të rrejshme, e sollën në pushtet’’- tha Deliu Kodra.
Ajo ndër të tjera tha se Albin Kurti është i ndërtuar mbi gënjeshtra, shpifje e akuza, dhe sot nuk e merr seriozisht askush, sepse nuk mban asnjë qëndrim vetëm për të qëndruar në pushtet.
‘’I ndërtuar mbi gënjeshtra, shpifje e akuza, sot Albin Kurtin nuk e merr askush seriozisht, sepse e kanë parë se ai nuk mbanë asnjë qëndrim vetëm për të qëndruar në pushtet’’- shtoi Deliu Kodra.