Deliu-Kodra: Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit, 10 mijë doza drogë në Shqipëri
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj arrestimit të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili sot është kapur nga policia shqiptare në Tiranë me 11 mijë doza drogë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se sasia e kapur e drogës tregon eksportin më të madh të këtij pushteti për këtë vit.
“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, ka shkruar ajo.