Delegacioni i Kosovës takohet me konsullen e Përgjithshme të ShBA-së në Strasburg, Musliu-Shoshi jep detaje - NACIONALE

Delegacioni i Kosovës takohet me konsullen e Përgjithshme të ShBA-së në Strasburg, Musliu-Shoshi jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Delegacioni i Kosovës, i cili ka marrë pjesë dje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka takuar sot konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Strasburg, Yvonne Gonzales.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se me diplomaten amerikane kanë diskutuar për situatën aktuale dhe proceset në të cilat po kalon Kosova.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se diplomaten amerikane e kanë falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Sot takuam Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Strasburg, Yvonne Gonzales. Në këtë takim biseduam për situatën aktuale dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, përfshirë edhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Falenderuam shumë znj. Gonzales për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha proceset”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme