Deklarohet Petkoviq: Termi “zhdukje me forcë” u hoq nga marrëveshja me Kosovën, falë përpjekjeve tona - NACIONALE

Deklarohet Petkoviq: Termi “zhdukje me forcë” u hoq nga marrëveshja me Kosovën, falë përpjekjeve tona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, po deklaron se në tekstin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, që u miratua dje në Bruksel, është hequr termi “zhdukje me forcë”.

Madje, siç raporton medium serb “Kurir”, Petkoviq ka pretenduar se një gjë e tillë ka ndodhur “falë përpjekjeve të Beogradit”.

Petkoviq citohet të ketë thënë se në vend të atij termi, është miratuar termi “i zhdukur me forcë”, që nuk është kategori juridike dhe nuk gjendet në konventa ndërkombëtare, por vetëm përshkruan rrethanat në të cilat ka ndodhur zhdukja.

“Përveç politizimit të dukshëm të kësaj teme tejet humane, është e kuptueshme edhe pakënaqësia e Prishtinës, e cila dështoi në planin e saj për të akuzuar Serbinë për të gjitha rastet e zhdukjeve në Kosovë dhe për t'ia atribuar Beogradit krimet e UÇK-së i cili ishte qëllimi i tyre që në fillim, të cilin e pamë dhe e penguam.” – ka thënë ai.

Çka po ndodhë?

Në fakt, në Kosovë nuk e dijmë se çka po ndodhë. Askush nga zyrtarët shtetërorë të përfshirë në procesin e dialogut nuk ka shpjeguar saktësisht se çka përfshihet e çka jo në këtë marrëveshje.

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, nuk ka treguar në mënyrë të qartë se çka janë pajtuar Kosova dhe Serbia dje në Bruksel në lidhje me personat e zhdukur gjatë luftës. Për këtë çështje ai ka fshirë një status duke e ndërruar me një tjetër.

Fillimisht, Hoti ka shkruar se Serbia e ka pranuar “deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”.

Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim).” – tha ai në shkrimin e parë.

Në të dytin, pasi e fshiu të parin, tha Serbia ka pranuar deklaratën për personat e zhdukur.

Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim). Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjesisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb.Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.” - ka shkruar Hoti.

S’flet as Borell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia të martën kanë arritur marrëveshje për personat e zhdukur.

Ai ka thënë se miratimi i këtij dakordimi do të ndodh në takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja që kryenegociatorët arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm është hapi i parë. Ne do ta miratojmë këtë marrëveshje në takimin e radhës në mes liderësh”- ka shkruar Borell.

Borell, po ashtu ka deklaruar se BE-ja, pret që të dy palët Kosova dhe Serbia, të respektojnë marrëveshjet dhe të shmangin çdo përshkallëzim.


Lajme të ngjashme