Deklaratat shokuese të pushtetit: Kushtetuta si kërcenim e largimi i qytetarëve si normalitet - NACIONALE

Deklaratat shokuese të pushtetit: Kushtetuta si kërcenim e largimi i qytetarëve si normalitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit e partisë në pushtet, VV-së, kanë tronditur opinionin me deklaratat e tyre. Brenda 24 orëve, deputeti Adnan Rrustemti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë dhënë konstatime që ndoshta nuk mund të jepen në asnjë shtetet demokratik.

I pari i ka konsideruar si kërcenim paralajmërimet e opozitës për të dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese, kurse i dyti e ka konsideruar si normal fenomenin e largimit të të rinjve nga Kosova.

Këto deklarata janë parë si shokuese nga opozita.

Sipas tyre, Kosova është i vetmi vend ku paralajmërimet për dërgimin e çështjeve në Kushtetuese shihen si kërcenim nga qeveria.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar pushtet.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar Çitaku në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësua se Qeveria vete shkel kushtetutën dhe pastaj ankohet në opozitën.

Edhe e shkelin Kushtetutën edhe ankohen se opozita i dërgon në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Faceboook”.

Një ditë më parë, deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar PDK-në dhe LDK-së sepse ato po dërgojnë në Kushtetuese ligjet që po i miraton shumica në Kuvend.

“Gjithçka që është në të mirë të qytetarëve, LDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese. Gjithçka që është kundër korrupsionit e për shtet të së drejtës, PDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Rrustemi.

Normalizimi i ikjes së qytetarëve

Të njëjta reagime në opinion ka nxitur edhe konstatimi i zëvendekryeministrit Besnik Bislimit për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Për Bislimin ikja e të rinjve është diçka normale. Në anën tjetër, bizneset dhe kompanitë veçse kanë filluar që të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore.

Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Evropian nuk janë të lidhur me Bashkimin Evropian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës.”, ka thënë ai.

Sipas zyrtarëve të opozitës, deklarimet e zëvendëskryeministrit Bislimi janë të papërgjegjshme.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo tregon se ky fenomen po trajtohet me përbuzje nga Qeveria Kurti.

Si sot e kujtoj kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit. Unë isha Ministre e Integrimeve Evropiane. Sikurse që mbajë mend se atëbotë bartësit e institucioneve të Kosovës, duke filuar nga Presidentja Jahjaga e deri tek secili Kryetar Komune, ishim në teren, në fshatra a qytete, për të diskutuar. Ne e pranonim dhe e trajtonim si sfidë dhe si shqetësim. Mundoheshim së paku të dëgjonim. Ndërkohë që sot, migrimi trajtohet nga Qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme