Dejona Mihali ia shkroi fjalimin e mbrëmshëm? Shikoni këta 30 sekonda ku ajo ‘ndjek’ Kurtin fjalë për fjalë
Fjalimi i Albin Kurtit mbrëmë në sheshin ‘Skënderbeu’ ku hedhi ‘vrer’ ndaj opozitës, kritikëve dhe mediave, bëri bujë për gjuhën përçarëse të karakterizuar edhe me ‘hajvanë e hajvanat’.
Por, një moment i publikuar, tregon se si Dejona Mihali, ‘reciton’ një pjesë të fjalimit, teksa ndodhej prapa Kurtit.
Rezultatet preliminare kanë treguar diçka shumë të vlefshme, e të rëndësishme për politikën dhe historinë e kjo është që populli i Kosovës më datën 9 shkurt 2025, e ka mujtë edhe Serbinë edhe Klan Serbinë. (Shih momentin e publikuar nga Gazeta Blic, ku Dejona Mihali e thotë këtë pjesë).