Dejona Mihali e kritikon Edi Ramën për veriun si “tokë e askujt”: Sërish qëndrime të panevojshme - NACIONALE

Dejona Mihali e kritikon Edi Ramën për veriun si “tokë e askujt”: Sërish qëndrime të panevojshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për veriun si “tokë të askujt”.

Mihali e ka cilësuar deklaratën e Ramës si qëndrim të panevojshëm.

“Sërish qëndrime të panevojshme, për të mos thënë të dëmshme nga Kryeministri Rama për Kosovën. Kësaj radhe në Financial Times.” – shkroi ajo.

Kujtojmë që dje Rama, gjatë një interviste në Financial Times, e cilësoi veriun e Kosovës si “tokë të askujt”, një deklaratë që ngjalli shumë reagime në opinionin publik kosovar.

"Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur" – deklaroi Rama për Financial Times, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme