Daut Haradinaj: Në Pejë do të jetë tubimi më i madhi që nga paslufta, do ju përgjigjemi aty ku po na sulmojnë - NACIONALE

Daut Haradinaj: Në Pejë do të jetë tubimi më i madhi që nga paslufta, do ju përgjigjemi aty ku po na sulmojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i AAK-sw, Daut Haradinaj, ka thënë se të shtunën do ta mbajnë tubimin përmbyllës në Pejë, i cili sipas tij, do të jetë tubimi më i madh politik që nga paslufta në Kosovë.

Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa”, Haradinaj ka thënë se nga Peja do t’ju përgjigjen kundërshtarëve, nga të cilët, siç tha ai po sulmohen.

“Peja është qyteti ku është nisur Aleanca edhe meqë po sulmohemi drejtpërdrejtë pikërisht në Pejë, po dojmë me e kthy përgjigjen pikërisht aty ku e kemi nisur dhe mendojë që do të jetë një përgjigje edhe për kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Haradinaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme