Darka e gabuar: Shefi i Stafit të Kurtit, Dalipi, në tavolinë me zv. drejtorin e Viva Freshit - NACIONALE

Darka e gabuar: Shefi i Stafit të Kurtit, Dalipi, në tavolinë me zv. drejtorin e Viva Freshit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Stafit të Kurtit, Luan Dalipi, është fotografuar në një darkë me zëvendësdrejtorin e Viva Fresh Store, Korab Hoxhën.

Fotografi publike në rrjete sociale nuk ka, e madje as shkrime, por kjo s’e ndalon Hoxhën të takohet me Luan Dalipin.

Takimi në fakt ishte darkë deri në gju me disa miq tjerë, përkundër deklaratave të taborit të VV-së kundër kompanive gjigante në vend.

Në sytë e partisë pushtetare, këto kompani janë në pronë të oligarkëve, të cilat dikur i shihte si simbol i së keqes në vend.

VV-ja me gjigantë të ekonomisë vendore është gërshetuar edhe para se t’i fitonte zgjedhjet, ku mori më shumë se 50% të votave.

Anipse fushata e VV-së, e majtë, përshkruhej si shpëtim për klasën punëtore që u shkelen të drejtat si punëtorë të këtyre kompanive gjigante, vetë partia mori para nga këto kompani.

VV-së i kushtoi fushata e fundit, si çdo fushatë tjetër, për të hyrë në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Por këto zgjedhje në fakt u financuan pikërisht nga kjo kompani.

Në donacionet e qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme për Lëvizjen Vetëvendosje, gjenden shumë biznese, ku prin VIVA FRESH e cila kishte dhuruar 5 mijë euro.

Se pushteti ka lidhje me gjigantë si kjo kompani, është dyshuar edhe ditët kur çmimi i vajit shkoi 3 euro e gjysmë dhe paniku bëri që qytetarët të blejnë vaj si rezervë, pa pasur nevojë.

Kjo sepse po atë ditë, Kurti shkoi në Gjilan te një fabrikë që prodhon vaj dhe doli të mos ketë mungesë të vajit.

Lajme të ngjashme