Daçiq me njç demantim interesant: Kosova më parë hap ambasadë në Hënë se në Beograd - NACIONALE

Daçiq me njç demantim interesant: Kosova më parë hap ambasadë në Hënë se në Beograd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova më parë do të hapë ambasadë në Hënë sesa në Beograd, edhe pse me Marrëveshjen Bazike të Brukselit parashihet krijimi i misioneve të përhershme në selitë përkatëse të qeverive dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.

Shefi i diplomacisë serbe ironizoi me idenë e hapsjes së një amabsade kosovare në Beograd.

Për të vazhduar fanta-shkencën që vjen nga Prishtina, doja të thosha se ata do të hapin ambasadë në Hënë sesa në Beograd”, ka thënë ai.

Reagimet e Daçiqit vijnë pasi në media u raportua se ueb-faqja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës e përfshin Republikën e Serbisë në listën e ambasadave të saja.

Ai tha se “gënjeshtra të tilla gjithmonë shfaqen para zgjedhjeve”.

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët ndërlidhës pa status diplomatik, zyrat e të cilëve janë në misionet e BE-së në Kosovë dhe Serbi.

Daçiqi tha se në Beograd janë 72 misione të huaja diplomatike-konsullore të akredituara që përfaqësojnë shtete sovrane dhe të pavarura, por “Kosova nuk është një shtet dhe nuk do të jetë kurre”.

Lajme të ngjashme