Walker për draft-statutin e Asociacionit: E pabesueshme, s’e di çka po ndodh në mendjet e BE-së e ShBA-së - NACIONALE

Walker për draft-statutin e Asociacionit: E pabesueshme, s’e di çka po ndodh në mendjet e BE-së e ShBA-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

William Walker, ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Nacionalen, Wallker theksoi se nuk e kupton çfarë po ndodh në mendet e BE-së e ShBA-së.

“Nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh në mendjet e BE-së dhe ShBA-së...Dhe ky Statuti s’po i shkelka vijat e kuqe të asnjërës palë. Nuk e shoh se si dreqin qenka qenka e mundur kjo. Por, oh Zot, Zot. Kjo është e pabesueshme.” – deklaroi Waller.

“Serbët, a paskan mangësi në shërbimet e tyre komunale? A paskan më pak shërbime se pjesa tjetër e Kosovës? Për mua ata janë në pozicion të privilegjuar. Dhe, ajo që ndodhi në Banjskë po e bëka të nevojshme këtë Asociacion? Është krejt e kundërta. Nëse pas asaj që ndodhi (më 24 shtator) atëherë ata ‘djemtë e këqinj’ paskan fituar nëse veprimet e tyre paskan prodhuar që ky Asociacion të hyjë në fuqi. Thjesht nuk e marr vesh.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme