Daçiq, Këshillit të Sigurimit: Ose bëjeni Asociacionin ose s'ka marrëveshje, ose respektojeni Rezolutën 12/44 ose zhbëjeni - NACIONALE

Daçiq, Këshillit të Sigurimit: Ose bëjeni Asociacionin ose s'ka marrëveshje, ose respektojeni Rezolutën 12/44 ose zhbëjeni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe dhe moszbatimin e saj për dhjetë vite nga shteti i Kosovës, e kishte kryefjali në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, për çka tha se është edhe parakushti i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve.

Asociacioni i Komunave Serbe ose duhet të bëhet tash ose nuk do të ketë asnjë lloj tjetër të marrëveshjes”, tha ai, raporton Nacionale.

Daçiq, gjithashtu, u ankua për “pamundësinë” e kthimit të serbëve në Kosovë nga viti 1999 për të cilët pretendon se në numër kanë qenë rreth 200 mijë. “Në Prishtinë kanë jetuar 40 mijë serbë, sot janë rreth 100...Në Prizren ku kam lindur dhe ku më duhet leje sot për ta vizituar, kanë jetuar 10 mijë, sot jetojnë rreth 20”, tha Daçiq, ndërsa tha se numri i të kthyerve është vetëm rreth 2 për qind.

Në lidhje me Rezolutëm 12/44 ai iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët “ose respektojeni ose zhbëjeni” ndërsa shtoi se “nëse nuk e respektoni cila është arsyeja e ekzistencës tuaj”. Mes tjerash ai kërkoi që misioni ndërkombëtar i OKB-së në Kosovë, UNMIK-u, “të operojë në kapacitet të plotë”.

Po ashtu Daçiq foli edhe për zgjedhejt e së dieles së kaluar ku tha se nga 45 mijë votues, “votuan as 2 përqind” për çka vazhdoi të flet për bojkotin serb.

Nuk ka asnjë mënyrë asnjëherë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara sepse nuk kanë shumicë”, tha Daçiq, derisa tha se Kosova ka vetëm rreth 80 vota pro.

Në fund dua tju them diçka të gjithëve këtu...Para 10 vite unë nënshkrova Marrveshjen e Brukselit, pala tjetër ishte e interesuar vetëm për pavarësinë e Kosovës... Marrëveshja e Ohrit ishte jo për njohje por për normalizim

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme