Dërgimi i specialësve në Skenderaj, Ymeri: Kontrolli i gjithëmbarshëm që po e lyp Kurti çon në përplasje shoqërore
Analistit politik Visar Ymeri ka paralajmëruar për tensione serioze shoqërore nëse vazhdon tendenca e Albin Kurtit për kontroll të gjithmbarshëm të vendit.
Ymeri, në emisionin "VV Show" në Paparaci, tha se situata aktuale është e paqëndrueshme.
"Qytetarët duhet me kuptu se qeshtu më nuk mujna me vazhdu. Na kemi me shku në theqafje. Sepse kontrollin e gjithmbarshëm qysh po e lyp ai, nuk bëhet pa përplasje të madhe shoqërore," deklaroi Ymeri.
Sipas tij, tendenca e Kurtit për dominim total e çon vendin drejt një përplasjeje nga e cila do të dëmtoheshin të gjithë.
"Është koha e fundit që me i thirr mendjes," theksoi ai.