Cooper: Kam përshtypjen se as Kosova e as Serbia nuk duan marrëveshje, duan vëmendje mediatike - NACIONALE

Cooper: Kam përshtypjen se as Kosova e as Serbia nuk duan marrëveshje, duan vëmendje mediatike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ndërmjetësi i dialogut teknik Robert Cooper ka vlerësuar se asnjëra palë, as Kosova e as Serbia, nuk duan zgjidhjen e problemit. Dhe sipas tij, një gjë e tillë është shqetësuese.

“Kam përshtypjen se asnjëra nga palët, as Beogradi e as Prishtina, nuk duan ta zgjidhin problemin. Dhe kjo më shqetëson,” u shpreh z. Cooper në intervistën për Zërin e Amerikës.

Cooper kishte qenë ndërmjetës i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në nisjen e tyre, më 2011.

“Duket se (Kosova dhe Serbia) nuk shohim ndonjë rrezik të veçantë në këtë çështje dhe nuk shqetësohen. Sikur i gëzohet vëmendjes mediatike, deklaratave bombastike dhe shfaqjes së forcës. Por, pa arritur marrëveshje – në fakt tregojnë se sa të dobët janë.” – u shpreh diplomati britanik në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai shtoi edhe se ishte e rëndësishme që ShBA-ja dhe BE-ja të punonin së bashku për arritjen e një marrëveshjeje për Kosovën dhe Serbinë.

Lajme të ngjashme