CNN: Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së e ka refuzuar ftesën e Zelenskyt për ta vizituar Ukrainën - NACIONALE

CNN: Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së e ka refuzuar ftesën e Zelenskyt për ta vizituar Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy, ka thënë se nuk ka plane për ta vizituar Ukrainën, pasi presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky, i bëri ftesë për vizitë, raporton televizioni amerikan, CNN.

Në një intervistë për këtë televizion, Zelensky kërkoi nga zyrtari i lartë amerikan që ta shikonte drejtpërdrejt situatën në Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.

“Z. McCarthy, ai duhet të vijë ëktu dhe të shohë se si ne punojmë, se çfarë është duke ndodhur këtu... Pastaj, pas kësaj, bëji supozimet tua”- tha presidenti ukrainas në një intervistë për televizionin CNN.

Kur u pyet për ftesën e Zelenskut, McCarthy i tha këtij televizioni se ai nuk ka nevojë që të udhëtojë në Ukrainë dhe se informatat për atë vend do t’i marrë në mënyrë të tjera.

“Unë do të vazhdoj që t’i marr raportet dhe të tjerat, por nuk më duhet të shkoj në Ukrainë ose në Kiev për t’i parë ato”- deklaroi ai.

Pozicioni i tij ka qenë se e përkrah Ukrainën, por se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët e morën shumicën në këtë organ në janar, nuk do të japin “çek të paplotësuar” për ndihmat e ShBA-së për Ukrainën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një vizitë të befasishme në Kiev muajin e kaluar për ta shfaqur solidarizimin e vendit të tij me Ukrainën një vit pas fillimit të luftës.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë gati 32 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të kaluar, por disa republikanë kanë qenë kritikë për dërgimin e ndihmave të reja.

Lajme të ngjashme