Konjufca uron republikanin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së - NACIONALE

Konjufca uron republikanin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar kongresmenin republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

Konjufca përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku, siç është shprehur ai për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme