Republikani McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, problem për agjendën e Bidenit - NACIONALE

Republikani McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, problem për agjendën e Bidenit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kevin McCarthy është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Shteteve të Bashkuara pas shumë rundeve të dështuara të votimit. Ai fitoi vetëm në rundin e 15-të, edhe pse partia e tij e ka shumicën në dhomën e ulët të Kongresit.

Zgjedhja e tij erdhi pas presionit të madh që shihej drejtpërdrejt në këtë institucion, kur anëtarit rebel të Partisë Republikane, Matt Gaetz, po i bëhej thirrje që ta votonte McCarthy-n.

Kongresisti nga Florida ishte në mesin e gjashtë votuesve që lëshuan pe të premten vonë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve e cakton agjendën dhe e mbikëqyr punën legjislative. Ky post është i treti për nga rëndësia në ShBA, pas presidentit dhe nënpresidentes.

Duke folur pas zgjedhjes së tij, McCarthy tha: “Shpresoj që një gjë është e qartë pas kësaj jave: unë kurrë nuk dorëzohem. Dhe unë kurrë nuk dorëzohem për ju, popull amerikan.”

Presidenti amerikan, Joe Biden, e përgëzoi McCarthy-n për zgjedhjen e tij dhe tha se pret që të bashkëpunojë me Partinë Republikane.

“Populli amerikan pret që udhëheqësit e tij të qeverisin në një mënyrë që i vë nevojat e tij mbi gjithçka tjetër dhe kjo është ajo që duhet ta bëjmë tani”- tha ai.

Republikanët tashmë janë zotuar se do të fillojnë hetime për biznesin e familjes së presidentit.

Lajme të ngjashme